Përplasen dy automjete në autostradën Vorë-Tiranë, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2019, 08:35
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në autostradën Vorë-Tiranë.
Policia thotë se "si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, ku për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç".
Ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.