Përmbytjet në veri, bllokohen 150 familje në Peshkopi

Përmbytjet në veri, bllokohen 150 familje në Peshkopi

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit shkaktuan probleme edhe në qarqet verilindore, Dibër e Tropojë.

Prurjet e Përroit të Bellovës kanë bllokuar rreth 150 familje në Peshkopi.

Ndërsa vërshimi i Drinit dëmtoi Argjinaturën e Gjoricës ku rrezikohen 50 familje.

“Për momentin vetëm ndërhyrja me gurë të mëdhenj për t’ia kthyer drejtimin. Tjetër gjë për momentin nuk kemi cfarë të bëjmë."

Në Rukaj të Matit, reshjet kanë lënë në qiell të hapur një familje me katër anëtarë pasi banesa e tyre është dëmtuar rëndë dhe rrezikon të shembet në cdo moment.

“Cdo gjë, jashtë e brenda është e pabanueshme.”

Ndërsa në Tropojë prurjet e përrenjve malorë kanë dëmtuar 7 ura dhe disa rrugë.

“Stacioni i pompave që bën furnizimin me ujë të pijshëm, i cili nëse sasia e reshjeve rritet, rrezikohet për tu përmbytur.”

Ndërkohë luftën e banorëve më pasojat e përmbytjeve e bën më të vështirë dimri që në këto zona ka nisur dhe është i ashpër.

EMISIONET