Permbytjet ne Fushe Kruje, banori: Humbem gjithçka! E kemi nga Zoti apo nga njeriu?

Permbytjet ne Fushe Kruje, banori: Humbem gjithçka! E kemi nga Zoti apo

Gjithçka është pushtuar nga uji në Urën e Gjoles në Fushë Krujë.

Janë rreth 60 familje të përmbytura në këtë zonë ku niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra.

Ka nisur evakuimi i banorëve, dhe një grup xhirimi i Ora Neës, i përbërë nga gazetarja Nertila Dosti dhe kameramani kanë ndjekur tre operacione evakuimi. Në njërin prej tyre është shpëtuar dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç.  

"Situata është dramatike" .

Gëzim Cani një nga banorët e zonës informon: "Dëmet janë të gjithanshme. Humbëm gjithçka që ngritëm prej vitesh. Është shkatërruar çdo gjë. A e kemi nga Zoti apo nga njerëzit nuk e di. Nuk e di nëse janë hapur portat. Më përpara ka rënë shi edhe një javë rresht dhe nuk ka ndodhur kjo përmbytje. Nuk kemi parë një përmbytje të tillë prej vitesh. Natën e mbrëmshme do ia tregoj veç vorrit. Kemi qëndruar së bashku me fëmijët mbi 7 orë në tarracën e shtëpisë ndërsa binte shi."

Bashkëshortja e tij është shtruar në spital

EMISIONET