Të paktën 7 tifozë kanë vdekur pas përmbytjes së një fushe në një fshat në Marok. 

Ata po shikonin një ndeshje futbolli kur lumi doli nga shtrati dhe vërshoi me shpejtësi drejt fushës në Tizert.

Lumi doli nga shtrati për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të mërkurën.

Tifozët vrapuan për të shpëtuar jetën, disa prej tyre duke u ngjitur në çati. 

Por të paktën 7 persona rezultojnë se vdiqën nga përmbytjet, përfshirë edhe një 17-vjeçar.

Ndërkohë trupi i një prej të vdekurve nuk është gjetur ende.







/Ora News.tv/