Oborret e tre shkollave të Tiranës janë përmbytur për shkak të reshjeve të shiut të mbrëmjes së djeshme.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini informon se janë nën ujë oborret e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm
Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

"Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër" informon ministrja Shahini në një postim në facebook.

Permes nje postimi ne facebook fillimisht nga ministrja u mesua se ishin permbytur katet e para por më pas postimi u korigjua duke saktësuar se janë nën ujë vetem oborret e shkollave.  

/Ora News.tv/