Përleshje midis policisë e bandave të drogës, 13 të vrarë

Përleshje midis policisë e bandave të drogës, 13 të

Policia braziliane vrau të paktën 13 trafikantë të dyshuar droge gjatë një përplasjeje në një lagje të varfër në Santa Teresë në Rio de Janeiro.

Konfrontimi shpërtheu kur oficerët u pritën me armë zjarri ndërsa hynë në një zonë ky dyshohej se ishin fshehur të dyshuarit, sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauro Fliess. Ai tha se asnjë polic nuk u lëndua.

Zyrtarët sekuestruan drogë, pushkë, armë dhe municione gjatë operacionit.

Policia tha të premten se numri i të vdekurve ishte rritur në 13 pasi dy të dyshuar të plagosur vdiqën në spital.

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë me shkëmbime të shpeshta të armëve të zjarrit mes policisë dhe bandave të drogës dhe një normë vjetore vrasje prej rreth 50 vetë për 100,000 banorë.

EMISIONET