Përleshje me armë midis grabitësve dhe policit me djalin në krah, dy vdesin

Përleshje me armë midis grabitësve dhe policit me djalin në

Një oficer policie jashtë orarit zyrtar të punës u përball me dy grabitës të armatosur në një farmaci në São Paulo të Brazilit.

Videoja dramatike e vjedhjes tregon momentin kur polici mbante në krah djalin e tij të mitur.

Rreshteri i policisë ushtarake Rafael Souza po bënte pazar të shtunën me djalin dhe gruan e tij kur dy të dyshuar hynë në farmaci dhe tentuan të grabisin në zonën Campo Limpo Paulista, duke qëlluar me armë.

Pamjet e mbikëqyrjes tregojnë momentin kur Souza qëllon ndaj dy burrave dhe pas vrasjes së tyre, i jep djalin gruas të tij të frikësuar e fshehur në një raftet.

Personeli mjekësor arriti në vendin e ngjarjes pak kohë më pas dhe shqiptoi dy të dyshuarit të vdekur.

Kjo nuk është hera e parë që një polic brazilian është përfshirë në një shkëmbim zjarri ndërsa mban një fëmijë.

Armët u konfiskuan nga Policia Civile, në orët e hershme të së dielës, pas kryerjes së kontrollit balistik dhe sekuestrimit të imazheve të kamerave monitoruese. Souza do të hetohet nga Policia Civile për vrasje dhe, siç raportohet, do t'i nënshtrohet monitorimit psikologjik para rinisjes së aktiviteteve.


EMISIONET