Përkujtohet në Tiranë 210 vjetori i lindjes së Frederic Chopin

Përkujtohet në Tiranë 210 vjetori i lindjes së Frederic

210 vjetori i lindjes së kompozitorit të famshëm polak Frederich Chopin, mblodhi pranë bustit të tij, personalitete të muzikës, artistë dhe diplomat.

Melodinë e tij, sot, pas 2 shekujsh, presidentja e EPTA Albania, Klodi Zheji, e cilëson si shkollë të vërtetë muzike.

“Të bëhesh një pianist i mirë sot në botë, patjetër duhet të kalosh nga shkolla e teknikës së lartë të këtij kompozitori.” 

Muzikanti Zhani Ciko, theksoi se artistët si Chopin, janë të papërsëritshëm.

“Njerëz që instrumentin e pianos e kanë bërë të këndojë, të flasë dhe të mobilizojë gjithë popullin. Të nderosh Chopinin, është të nderosh kulturën.”

Frederich Chopin lindi më 1 mars të vitit1810 dhe ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare.

Ai krijoi  konceptin e baladës instrumentale në epokën romantike, ndërsa vepra e tij jeton ende sot si kolonë zanore e fimave të ndryshëm.

EMISIONET