Menjëherë pas publikimit të dënimit nga Uefa për përjashtimin e Manchester City nga kompeticionet europiane për 2 vitetet e ardhshme ka ardhur edhe reagimi i klubit anlgez.

Nëpërmjet një postimi zyrtar kampionët në fuqi të Premier League theksojnë faktin se ky proces i iniciuar dhe dhe i gjykuar nga UEFA ka qenë i paragjykuar dhe si vendimi, në vetvete, nuk ishte surprizë.

City thekson se ka kërkuar një institucion të paanshëm për vlerësimin e provave, ndërsa në fund ka siguruar se ky vendim do të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në Komunikatën e Manchester City-t shkruhej:

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i UEFA-s. Klubi ka thënë gjithmonë se duhet të gjejë një instrument gjykimi të pavarur dhe të paanshëm që të jetë në gjendje të konsiderojë në mënyrë të paanshme të gjitha provat e pakundërshtueshme në mbështetje të pozicionit të shoqërisë. Në vitin 2018, kryehetuesi i UEFA-s kishte prezantuar publikisht sanksionet që ai synonte, të vendoste ndaj Manchester City-t përpara se të fillohej ndonjë hetim.

Për këtë arsye, nuk kishte dyshime për rezultatet e gjyqit të UEFA-s. Klubi apeloi zyrtarisht. Me pak fjalë, ky është një rast i iniciuar nga UEFA, i ndjekur nga UEFA dhe i gjykuar nga UEFA. Klubi do të kërkojë gjykim të paanshëm në kohën më të shkurtër të mundshme dhe para së gjithash në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”.

Ky vendim i UEFA-s për përjashtimin e Manchester City-t në kompeticionet europiane per dy vitet e ardhshme si dhe gjoba prej 30 milionë eurosh pritet të ndikojë shumë në aspektin ekonomik të klubit ishullor.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola pritet të nis një epokë të re ku vështirësitë pasi shanset për të qenë të barabartë mes të barabartëve në futbollin europian janë minimizuar ndjeshëm.

/Ora News.tv/