"Përgjimet e Bild", opozita: Blerja e votave me bekimin e Ramës

"Përgjimet e Bild", opozita: Blerja e votave me bekimin e

Partia Demokratike dhe LSI kanë reaguar sërish për përgjimet e gazetës “Bild”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos.

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se të gjithë ata që presin dorëheqjen e kreut të qeverisë, do të zhgënjehen.

Alibeaj: Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës "Bild", jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave. Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, tha se dosja 339 janë vetëm maja e aisbergut të krimit shtetëror.

Rama: Dosja 339 nga ku janë marrë përgjimet që provojnë rolin prej shërbetori të qeverisë ndaj krimit, nuk është e vetmja. Por është e mjaftueshme për të kuptuar se si krimi i organizuar përmes krimit elektoral është shndërruar në krim shtetëror!

Luan Rama dënoi edhe urdhrin e Prokurorisë për mospublikimin e dokumenteve që konsiderohen sekret, duke e cilësuar një akt tjetër të shëmtuar shtetëror për të cënuar lirinë e shtypit.

Lexo me shume: "Bild" publikon përgjimet: Ja si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri


EMISIONET