Përfundon në operacion prej marrëdhënieve ekstreme, zbulimi i bërë i la të gjithë pa fjalë

Përfundon në operacion prej marrëdhënieve ekstreme, zbulimi

Denoncoi grabitje dhe pretendoi se gjatë saj ishte abuzuar seksualisht, por kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë.

"Synimi ishte që të ruante privatësinë!" Me këtë motivacion gjyqtarja Angela Feletto, i dha fund një çështje e cila zvarritej prej tre vitesh.

Çështja nisi të hetohet, kur një 56-vjeçar italian nga Borgo Valbelluna, mbërriti në ndihmën e shpejtë. Mjekëve iu tha se ishte bllokuar në një urë pranë një supermarketi dhe se ishte grabitur.

Në atë moment, siç deklaroi në seancën gjyqësore doktoresha që e vizitoi, nisi të shante personat me ngjyrë, të cilët pretendonte se e kishin grabitur dhe e kishin përdhunuar me shkop.

"Ishte shumë e dhunshme, ndjeva praninë e një trupi të huaj", deklaroi në spital. Gjatë ekzaminimeve të thelluara, u vendos që pacienti ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale ku u bë e mundur nxjerrja e një shiringe, nga ato që përdoren në laboratorët e pastiçerisë.

Detajet e dhëna nga doktoresha në seancë, bën që hetuesit të kuptojnë se ai objekt nuk mund të gjendej kundër vullnetit të protagonistit.

Po ashtu pacientit nuk iu gjet asnjë goditje në kokë, siç kishte deklaruar fillimisht dhe asnjë dëmtim tjetër, duke arritur në përfundimin se gjithçka kishte ardhur si pasojë e marrëdhënieve ekstreme seksuale.

EMISIONET