"Qëllimi i një shkrimtari është që ta mbrojë civilizimin nga shkatërrimi i vetvetes.", do të shprehej Albert Camus mbi rëndësinë e rolit të shkrimatrit në shoqëri, dhe duke i qëndruar kësaj filozofie, për 2 ditë me radhë, në datat 29-30 Tetor, në ambientet e Muzeut Kombëtar u organizua festivali dedikuar shkrimtarëve të rinj.

Pjesë e panelit ishin figura të njohura të botës së botimeve në Shqipëri, si Alda Bardhyli, Arlinda Dudaj, por dhe shkrimtarë të rinj si Loer Kume, Enkelejd Lamaj, apo Tobias Xhaxhiu, të cilët iu bashkangjitën diskutimeve mbi të ardhmen e librit.

Në panelet maratonë u diskutua mbi letërsinë e autorëve të rinj dhe të vjetër si Ardian Vehbiu, Bashkim Hoxha, apo Diana Culi, si dhe u lexuan pjesë nga krijimtaria e autorëve të ftuar.

"Tetori i Librit" përfundon më datë 31 Tetor, duke i hapur rrugë, pas pak ditësh, nisjes së “Panairit të Librit”, ngjarjes më të madhe letare në vend.

/Ora News.tv/