Perez premton revolucion, Zizu përpilon listën me 23 futbollistë

Perez premton revolucion, Zizu përpilon listën me 23 futbollistë

Reali i Madridit ka nisur të marrë formë. Pasi riktheu sërish në stol teknikun Zinedine Zidane, Florentino Perez është i gatshëm për të dëgjuar dëshirat e francezit.

Forma aspak pozitive që po kalon skuadra pritet të harrohet sa më shpejt nga tifozët “Los Blancos”. Dhe për ta bërë realitet, Zizu ka përpiluar një listë ku synohen përforcime thuajse në çdo repart.

Mbrojtja:

Me Eder Militao tashmë të zyrtarizuar, emri që tundon është ai i Matthijs De Ligt të Ajax. Asnjë referencë nuk është e nevojshme pasi ai u pa në takimin e Champions League. Gjithashtu në listën e dëshirave qëndrojnë dhe Skriniar e Kalidou Koulibaly. Sa i përket krahëve, Marcos Alonso, Jose Gaya, Alejandro Grimaldo dhe David Alaba ndodhën në listën e teknikut francez.

Mesfusha:

Zemra e skemës është reparti më delikat i Realit të Madridit, me spanjollët që kanë shënjestruar emra të rëndësishëm si  Sergej Milinkoviç-Savic, Thiago Alcantara dhe Miralem Pjanic. Po monitorohen gjithashtu emra si Paul Pogba, Christian Eriksen dhe Eden Hazard. Pa harruar këtu të ardhmen e pasigurt të James Rodriguez. Pablo Sarabia, Suso, Nicolo Zaniolo dhe Kai Havertz mbeten në listën e dëshirave të Zidane.

Sulmi:

Largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit ka krijuar boshllëk në sulmin e Realit, që kërkon një emër të ri për fazën e avancuar. Emra si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Neymar qëndrojnë në krye të dëshirave të Florentino Perez, ndërsa opsione mbeten Mauro Icardi, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Luka Joviç.

EMISIONET