Përdorte fëmijët e adoptuar për të fituar para, por i linte pa bukë dhe i rrihte me rrip!

Përdorte fëmijët e adoptuar për të fituar para, por i

Një grua është akuzuar për abuzim me shtatë fëmijët e adoptuar duke i detyruar që të performojnë për video në Youtube.

Machelle Hackney ka një kanal me 800 mijë ndjekës dhe arrin më shumë se 250 milionë shikime, gjë që sjell shumë të ardhura.

Kanali përmban fëmijët e saj të adoptuar, që variojnë në moshën 6 deri në 15 vjeç, duke shfaqur një shumëllojshmëri aventurash të shkurta që shpesh përfshijnë beteja Nerf. Ndër të tjera, fëmijët dalin para kamerës dhe i luten të gjithëve që të pëlqejnë dhe të ndjekin kanalin.

Policia thotë se pas kamerës, jeta për fëmijët ishte komplet ndryshe dhe shumë e ndryshme.

Ata nuk ushqeheshin për ditë me rradhë, mbylleshin në dollap dhe përjetonin dhunë fizike me rripa, shkruan Dailymail.

Nëna që i adoptoi, Hackney përdorte edhe spraj me piper duke ua hedhur në fytyrë e trup, përfshirë organet gjenitale. Kjo gjë i linte në agoni për disa ditë, thanë fëmijët për hetuesit.

Ende nuk është vendosur me sa muaj burg do të dënohet.

EMISIONET