Peqin: Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari, identifikohet autori

Peqin: Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari, identifikohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Peqin. Ngjarja u regjistrua mbëmjen e 28 majit, rreth orës 20:10 në një lokal afër xhamisë, ku si pasojë e një konflikti të çastit u plagos në këmbë shtetasi i identifikuar si Besmir Hasballa 31 vjeç.

Ai është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Siç mund ta shikoni dhe në foton e bërë prej tij nga spitali, tregon që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasi Adriatik Mezja, dhe po punohet për kapjen e tij.

''Shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor shkuan menjëherë  në vendngjarje dhe  falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes,  shtetasin A.M.,  ku vijon puna intensive për kapjen e tij'', thuhet në njoftimin e policisë.

Hasballa është person i njohur për policinë pasi sipas informacioneve në 2008 ka bërë një atentat bashkë me babain dhe 2 miq të tjerë në qendër të Peqinit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



EMISIONET