"Pendohet" sulmuesi: Transferimi te Barcelona një krim!

"Pendohet" sulmuesi: Transferimi te Barcelona një krim!

Të luash me Barcelonën është një nga ndjesitë më të bukura për një futbollist, por jo për sulmuesin Alexsandr Hleb, i cili është penguar për transferimin në Katalonjë.

Në një intervistë për "The Telegraph" Hleb zbuloi se ishte një gabim bashkimi me Barcelonën dhe se në La Liga ai humbi vitet e tij më të mira si futbollist.

"Ishte një gabim që nënshkruam për Barcelonën. Kam humbur vitet e mia më të mira. Ishte një krim. Kam bërë disa gabime dhe nuk kam qenë kurrë në gjendje të tregoj më të mirën time".-tha fillimisht ai. 

Hleb, i cili tani luan për BATE Borisov, gjithashtu reflektoi në marrëdhëniet e tij me ish-shokun, Thierry Henry dhe trajnerin Pep Guardiola.

"Ai [Henry] më ofroi një dhomë të lirë në shtëpinë e tij," shpjegoi ai. "Ne shikonim së bashku ndeshjet e Arsenalit. Doja të luaja dhe unë u mërzita, sepse Guardiola nuk më konsideronte. Më vonë, kuptova se ishte faji im."-përfundoi Hleb.

EMISIONET