Kukësi mori një fitore të rëndësishme këtë të dielë ndaj Bylisit me një rezultat minimal 1-0 me anë të një penalltie.

11 metërshi i akorduar nga gjyqtari, për gazetarin Bashkim Tufa ajo nuk ishte një penallti por një faull në sulm nga ana e sulmuesit të Kukësit.

I ftuar në Ora Sport ai shprehet se Kukësi ka fituar gjithmonë ndeshje në këtë mënyrë duke thënë se verilindorët nuk kanë frymën e ekipit si Bylisi.

Tufa: Penalltia e Kukësit nuk ishte. Ishte faull në sulm i Gavazajt. Komplimentat janë që Kukësi mori 3 pikë. Pjesa tjetër, janë dy shembuj të kundërt. Kukësi tregoi që ka talente por ska skuadër. Bylisi nuk ka talente por ka ekip. Kjo është diferenca. Kukësi vazhdimisht ka fituar ndeshje kështu. Nuk është hera e parë.

/Ora News.tv/