Peka bën deklaratën e fortë: Sa herë fluturon Veliaj në Rinas është servirur nga zyra e Edi Ramës

Peka bën deklaratën e fortë: Sa herë fluturon Veliaj në

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, analisti Çim Peka ka komentuar reportazhin e Rai 3 në lidhje me 12-fishim e kanabisit në vendin tonë.

Peka tha se media e huaj i hoqi maskën Ramës, prandaj dhe ai e sulmon.

Çim Peka: Bashkëjetesa me kanabisin prej 6 vjetësh na është kthyer ne normalitet, jemi mësuar me të. Të gjithë e pranojmë që është fenomen negativ, që të gjithë e pranojmë se është aktivitet kriminal, të gjithë jemi kundër, por të gjithë jemi familjarizuar me të. Fakti që mediat në Shqipëri prej 1 viti nuk merren me këtë gjë, nuk do të thotë se nuk mbillet. 

Në momentin kur një media e huaj, e pa kapur prej tyre vjen dhe iu heq maskën, dy palaco politikë, që s’kanë asnjë përgjegjësi mbi jetën e shqiptarëve, hidhen në sulm mbi mediat, kësaj radhë ndaj medieve ndërkombëtare. 

Ndërkohë duke folur për rikthimin e dosjes 84 në Dibër, Peka tha se Rama është i gatshëm të lëshojë cdo kryebashkiak në vend që i bën karshillëk.

Peka shtoi se ai i ka nxjerrë informacionet për fluturimet e Erion Veliajt.

Çim Peka: Shiko shantazhin që Rama po u bën kryetarëve të bashkive që mund t’i bëjnë karshillëk. Një formë është dorëheqja kolektive. Nuk ke kryetarë bashkish, ke numra të vendosur nga Rama.  Edhe kryebashkiakë të tjerë nuk do jenë në lista dhe informacioni vjen nga vetë z. Rama, nuk vjen nga opozita, se po të kishte opozita zyra të tilla për të marrë informacion e merrte para zgjedhjeve. Edhe të tjerë janë në listë. Edhe sa herë fluturon Veliaj në Rinas opozita nuk ka shanse ta marrë vesh. Është servirur nga zyra e Edi Ramës. Rama nuk po lëshon vetëm Erion Veliaj, Rama është i gatshëm të lëshojë të gjithë kryetarët e bashkive mjafton që të mos lëshojë veten.  

EMISIONET