PDIU-së i ikën deputetja e Dibrës Reme Lala, kalon në PS

PDIU-së i ikën deputetja e Dibrës Reme Lala, kalon në PS

Deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës, Reme Lala, deklaroi  sot zyrtarisht kalimin në Partinë Socialiste.

Lala: "Në këtë vit të parë për mua si deputete kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj siç duken nga televizori.As unë nuk jam më e mira por më të mira kam parë disa në partinë tuaj. Sot në sy të dibranëve dhe tuajin po ju them se dua të bashkohem me më të mirat dhe më të mirën Partinë Socialiste që nuk është më e mira por më të mirë vërtetë nuk kemi parë".

Por vetëm pas kësaj deklarate, ajo  i bëri të qartë kryeministrit Rama se nuk do të mjaftohet në këtë katër vjeçar vetëm me Rrugën e Arbrit për Dibrën.

Lala: "Mendoj se ju duhet të premtoni sot të paktën edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi.Kështu dibranët e Peshkopisë dhe më lart do të të shijojnë tamam Rrugën e Arbrit.

 Perveç deklaratës për ndryshimin e kampit të saj ajo ka njoftuar edhe bashkimin me PS të deputetes  tjeter të partisë çame, të Elbasanit, Eleni Xhina.

EMISIONET