PD: Rama plan të hershëm mafioz për të shembur Teatrin Kombëtar

PD: Rama plan të hershëm mafioz për të shembur Teatrin

Për Partinë Demokratike, kryeministri Rama ka pasur një plan të hershëm mafioz për të shembur Teatrin Kombëtar.

Nga selia blu  këshilltari i grupit të PD, Gazment Bardhi në vitin 2017, Edi Rama hoqi Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit.

Bardhi: Partia Demokratike ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve, sesi Edi Rama, në çdo funksion publik që ka mbajtur, që prej 20 vitesh në politikë, ka patur vetëm një qëllim: Të shkatërrojë historinë dhe monumentet e kulturës për të ndërtuar Kulla, nëpërmjet të cilave pastron para dhe fiton miliona euro.

Madje PD publikon disa dokumente që ajo thotë se vërtetojnë sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave

Bardhi: Vendimi i parë është marrë nga qeveria në prill të vitit 2000. Vendimi shpalli “Ansambël Monument Kulture” Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës.

Qëllimi sipas selisë blu nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike  me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milionë eurove.

PD i drejtori sërish apel presidentit të mos e dekretojë këtë ligj.

EMISIONET