PD: Qeveria do miratojë aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë

PD: Qeveria do miratojë aktin normativ që vulos dështimin e Edi

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se do miratojë një akt normativ që fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.

Këshilltari për Ekonominë në PD, Dorian Teliti tha se ky akt normativ do vulosë dështimin sipas tij të Ramës në ekonominë e vendit.

Në në deklaratë për mediat ai tha se ky akti normativ qeveritar:

1. Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.

2. Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.

3. Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.

4. Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

Teliti shtoi se akti normativ i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Dorian Teliti: “Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve  në nevojë.

Kjo qeveri që erdhi në pushtet me mashtrimin e dëmshpërblimit të plotë të ish të përndjekurve politikë, i ka braktisur ata. Me vetëm 12 milionë dollarë për dëmshpërblimin financiar, kjo qeveri e ka zgjatur mbi dy dekada afatin për të shlyer plotësisht faturën financiare. Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike.”

EMISIONET