Greqia mbyll çështjen për Kajmakun, PD: Të shkarkohet dhe arrestohet

Partia Demokratike  publikoi vendimin e gjykatës së Janinës që mban datën 13 shtator të vitit 2019, i cili mbyll çështjen e vitit 2003, të  kryebashkiakut  të Vorës, Agim Kajmaku, i  njohur edhe me emrin Jorgo Toto. Gazmend Bardhi, tha se vendimi konfirmon se Agim Kajmaku ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, dhe arrestimin e tij.

Me 13 shtator, gjykata greke ka mbyllur çështjen për Agim Kajmakun, por Gazment Bardhi, thotë se ky dokument nxjerr në dritë mashtrimin e tij në formularin e vetëdeklarimit.

Bardhi:Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.”

Partia Demokratike thotë se Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet  se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në janar të 2003 me emrin Jorgo Toto.

Reagimi i Bardhit:

Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

EMISIONET