PD: Policia po ushtron terror ndaj banorëve të Astirit me urdhër të Ramës

PD: Policia po ushtron terror ndaj banorëve të Astirit me urdhër

Partia Demokratike është shprehur se Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës me urdhër të kryeministrit Rama.

“Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës. E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi,”-tha PD në një deklaratë për mediat.

Partia Demokratike kërkoi ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve dhe arrestimin e tyre.

“Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore-të drejtën e tubimit paqësor. E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut,”-tha PD.

Ndërsa shtoi se do vazhdojë ti përkrah banorëve të Unazës së Re.

EMISIONET