PD: Pa asnjë investim, Rama merr 500 mln euro borxh për të shlyer borxhe

PD: Pa asnjë investim, Rama merr 500 mln euro borxh për të shlyer

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama për euro-bondin prej 500 mln eurosh, duke theksuar se qeveria merr borxh për të shlyer borxhe, duke mos bërë asnjë investim.

Reagimi i Tabakut: 

Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjeçarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!

Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.

Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!

Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD!

EMISIONET