PD: Drejtuesi i Tatimeve arrestohet për gjobëvënie, Xhafaj fsheh ngjarjen

PD: Drejtuesi i Tatimeve arrestohet për gjobëvënie, Xhafaj fsheh

Partia Demokratike thotë se kreu i PS-së në njësinë Nr.3 në Tiranë, Artan Kroi, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është arrestuar për korrupsion dhe gjobvënie ndaj bizneseve, por ngjarja sipas opozitës po fshihet me urdhër politik.

"Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave. 

Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj. 

Duke ndërruar emrin, banditi gjobëvënës i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit. 

Fatmir Xhafaj e ka te kote sepse nuk e shpëton dot trafikantin e drogës së PS në Tatime. 

Artan Kroi duhet te dënohet edhe për mosdeklarim dhe falsifikim te formularit te dekriminalizimit", thuhet në reagim.

EMISIONET