Patozi thumbon Bashën edhe në përvjetorin e RD: Nuk ngjall shpresë!

Patozi thumbon Bashën edhe në përvjetorin e RD: Nuk ngjall

Ish-deputeti i PD-së nuk ka lënë pa kritikuar kreun e Partisë, Lulzim Basha edhe në përvjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.

Në 27 vjetorin e themelimit të gazetës së parë opozitare në vend, Patozi tha se Basha nuk ngjall shpresë.

Patozi: Sot është ditë e gëzueshme, evitohen fjalët e hidhura, jam këtu për të nderuar RD, jo si gazetar por si njeri në Shqipëri që di çfarë është liria e medias. Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën. 

Duke kujtuar ditën e parë të RD mendoj se nuk është e vështirë magjia që bëri që shqiptarët e prisnin si thesar, nuk ka magji, ka qenë etja për shpresë, atëherë shqiptarët e kuptuan shpresën tek opozita. Sot opozita e Bashës nuk është në këtë lartësi për të ngjallur shpresë.

EMISIONET