Patozi replikon me Ramën: Nëse unë jam i biri i Saliut, ti i bie të jesh i Enverit. Po ndenje më gjatë, do bëhesh më keq

Patozi replikon me Ramën: Nëse unë jam i biri i Saliut, ti i bie

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat që bëri sot në Kuvend për të dhe partinë e tij.

Në një postim të gjatë në facebook, Patozi thotë Rama është pickuar nga Bindja Demokratike njësoj si shumë të tjerë, që po rrëmojnë në biografinë e saj vetëm dyditore, duke e sulmuar atë që në bark të nënës.

Por ky reagim nuk e habit Patozin, pasi sipas tij Rama më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri, është  i trembur nga çdo lëkundje që mund të trazojë moçalin e pistë të kryetarokracisë.

Teksa Rama iu referua si i biri i Saliut, Patozi i kujton se babai i tij është Hiqmet Patozi dhe nëse marrim të njëjtin kontekst i bie që Kryeministri është i biri i Enverit, thotë Patozi.

"Madje mund të them me bindje (edhe demokratike, po të duash) se po të lamë të qëndrosh për shumë kohë në atë karrike, ke mundësi edhe që t'ia kalosh. Por ti mos u gëzo kot, se kjo nuk ka për të ndodhur" shton ai.

Në fund Patozi ka dhe një këshillë për Ramën.

"Bjeri edhe ti bilbilit të "Rilindjes" në parlament për të djegur mandatet dhe është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës tënde do të të ndjekin. Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje civile më 30 qershor. Një rrugë e dy punë, edhe ju gjeni njëri-tjetrin të djegur e të përmalluar, si në baladat e rinjohjes, por edhe Shqipëria shpëton një herë e mirë prej jush".

EMISIONET