Patozi: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

Patozi: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi teksa komenton propozimin e Edi Ramës për një president uniteti midis Shqipërisë dhe Kosovës e pasuar nga një reagim i kreut demokrat, Basha, thekson se ai flet sikur të kishte ardhur sot në Shqipëri dhe jo të ishte ministër, kryetar bashkie dhe kryetar opozite.

Reagimi i plotë:

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe ideja e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për "klasën politike" shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrsesi për arsyen idiote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht aksionin politik.

EMISIONET