Pasuesi i Mou, Manchester United i mbyll derën Zinedine Zidane

Pasuesi i Mou, Manchester United i mbyll derën Zinedine Zidane

Nuk ka Manchester United për Zinedine Zidane. Francezi, pas lamtumirës së tij ndaj Realit të Madridit, ku arriti të fitojë tre herë rrjesht Ligën e Kampionëve duket se ka vendosur ta bëjë pushime të tejzgjatuara.

Emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm te "djajtë e kuq" është mohuar nga burime brenda klubit anglez me fjalë, ndër të tjera, shumë të ashpra:

"Pse duhet ta kërkojmë Zidane kur nuk ka një punë për t'ia ofruar?".

Mbetet të shikohet nëse këto janë fjalët që kanë mbyllur përfundimisht dyert e "Old Trafford" për ish-trajneri i Real Madridit apo është një mënyrë elegante për të ulur tensionet mes drejtuesve dhe Jose Mourinho.

Në fakt, hipoteza që dërgon Zizu te "djajtë e kuq" lidhet ngushtë me të ardhmen e Jose Mourinhos që ditë pas dite ka pasur përplasje me drejtuesit, me portugezin që pretendon se nuk i janë plotësuar dëshirat e merkatos.

EMISIONET