Lëshohen 40 urdhër-arreste për pasojat e tërmetit, pranga ish-kryekomunarëve të Kasharit dhe Farkës

Lëshohen 40 urdhër-arreste për pasojat e tërmetit, pranga

Pas rreth 50 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit policia ka ekzekutuar 31 nga 38 urdhërndalimet e firmosura nga Prokuroria e Tiranës për personat e akuzuar si përgjegjës për dëmtimet e banesave në kryeqytet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Operacioni i nisur prej pasdites së djeshme ka vijuar gjatë gjithë natës dhe vazhdon ende.

 Në pranga kanë rënë dy ish-kryetarë të komunës së Kasharit Faik Fejzo që ka drejtuar në vitet 2004-2007, dhe Besnik Fuçia, i cili ka drejtuar deri ën vitin 2015. Po ashtu në polici është shoqëruar edhe Fatbardh Plaku, i cili ka drejtuar komunën e Farkës si dhe ish-shefi i urbanistikës në Vorë Luan Beta.

Shkak për ndalimet janë bërë rezultatet e hetimeve në pallatet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të nëntorit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj u shpreh se hetimet po vijojnë edhe për ndërtime në zona si Dajti dhe Kamza si dhe objekt hetimi do të jenë të gjitha objektet e deklaruara të pabanueshme.

"Kemi evidentuar 25 institucione, 134 pallate dhe mbi 200 banesa private të shpallura të pabanueshme" u shpreh Imeraj në një konferencë për median paraditen e sotme.

Dy prokurorët e çështjes janë Erjon Imeraj dhe Alket Mersini treguan shkeljet e konstatuara. 

Sipas të dhënave në dosje, Ish fuksionaret e ish komunave kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të theksuar dokumentacioni teknik dhe ligjor, ka rezultuar se nuk kishin akte kolaudimi, nuk ka pasur studime sizmike, në shumë objekte projekti nuk ishte rezultuar i plotë, ndërsa numri i kolonave të parashikuar ishte më i lartë nga sa u konstatuan, kishte objekte që kishin dalë nga projekti. Madje në disa raste punimet e realizuara në katet e dyta dhe të treta cilësia ishte më e ulët nga sa duhej.

Shkelje të tjera janë konstatuar dhe te cilësia e hekurit të përdorur, sasia e vendosur por dhe te e çimentos.

Mes të ndaluarve janë inxhinierë, arkitektë, inspektorë të ish komunave si dhe punonjës të tjerë.

Ndaj tyre rëndon akuza për falsifikim të dokumenteve. Si pasojë e dëmtimit të strukturave të pallateve të para vitit 1990 dhe për shkak të cilësisë në pallatet pas këtij viti u dëmtuan 770 objekte vetëm në Tiranë.

Emrat e të arrestuarve

  • Fatbardh Plaku  ish-kreu i Komunës Farkë, akuza “Shpërdorim Detyre”
  • Besnik Fuçia ish-kreu i Komunës Kashar akuza  “Shpërdorim Detyre” dhe “Ndërtim të paligjshëm”
  • Luan Beta ish-kreu i Urbanistikës Vorë, akuza “Shpërdorim Detyre”
  • Shpëtim Kërçiku akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Shefqet Doda akuza: “Falsifikim i dokumenteve”
  • Gerti Çalliku, akuza: “Falsifikimi i dokumenteve
  • Naim Shehi akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Hekri Disha akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Merita Kushi akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Bukurije Halili akuza  “Shpërdorim Detyre” dhe “Ndërtim të paligjshëm”
  • Faik Fejza akuza  “Shpërdorim Detyre” dhe “Ndërtim të paligjshëm”
  • Ali Dyrmishi akuza  “Shpërdorim Detyre” dhe “Ndërtim të paligjshëm”
  • Mehmet Felahi akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Anila Harxhi akuza: “Falsifikimi i dokumenteve
  • Stela Maze,  akuza: “Falsifikimi i dokumenteve
  • Asqeri Xhanari akuza “Ndërtim të paligjshëm”
  • Pëllumb Korfuzi akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Reiz Muça akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Agim Eski, akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Qirjako Gjergo, akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Adhurim Qehajaj akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Vjollca Hoxholli akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Gëzim Shkalla akuza  “Shpërdorim Detyre”
  • Jan Ikonomi akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Ermir Çina akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Ndoc Pepkolaj akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”
  • Zhaneta Tagani akuza: “Falsifikimi i dokumenteve”




EMISIONET