Qeveria kineze miratoi projektligjin për lojrat elektronike për minorenët.

Ajo parashikon të reduktojë orët për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Ata nuk do të lejohen të luajnë brenda orarit 22:00 deri në orën 08:00.

Gjithashtu minorenët mund të luajnë vetëm 90 minuta gjatë ditëve të javës ndërsa në fundjavë mund të luajnë deri në 3 orë.

Kjo vjen pas shqetësimit të shtetit kinez për fiksimin pas lojrave elektronike dhe aspektet negative që sjell ajo tek të rinjtë.

Kina është vendi i parë në biznesin e lojrave elektronike por përsëri e sheh të nevojshme miratimin e ligjit.

Madje dhe nga ana financiare, shteti ka vendosur limitime për vlerën monetare që një minoren mund të shpenzojë në llogarinë e tij online në lidhje me lojrat.

Në 2018 qeveria kineze ka kritikuar dhe ka publikuar efektet negative të lojrave elektronike dhe ka ngritur shqetësimin e mungesës ligjore.

Shumë kompani kanë reaguar kundër deklaratave të qeverisë pasi do të ndikojë negativisht në biznesin e tyre.

/Ora News.tv/