Mozzik ka vetëm dy ditë që ka sjellë projektin e ri "Dhelpër Dinake", që thuhet se është dedikim për ish-partneren Loredana.

Kjo e fundit nuk ka reaguar aspak për këtë këngë, por mund t'ia ketë vënë vajzës për ta dëgjuar. Në një video të publikuar në Instagram, Mozzik publikoi Hanën e vogël duke kërcyer me ritmet e "Dhelpër Dinake".

Nuk dihet nëse është filmuar nga Loredana apo Mozzik, por pas ndarjes, për vajzën kujdeset e ëma.

/Ora News.tv/