Pasi i vuri "flakën" Kosovës, Miley Cyrus shtrohet në klinikë psikiatrike?

Pasi i vuri "flakën" Kosovës, Miley Cyrus shtrohet në

Pas performancës së flaktë në Kosovë, raportohet se Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike.

E gjitha është bërë për të përmirësuar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për ti shpëtuar martesën. Sipas burimeve, familjarët e kanë bindur që të marrë një trajtim. Kohët e fundit, Miley dhe aktori Liam Hemsëorth kanë patur shumë debate.

“Ata kanë patur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të cmendur, këngëtërarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me "djallin" dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë", tha një burim pranë saj.

Kohët e fundit, Miley ka qenë me turneun muzikor dhe ende nuk është konfirmuar nëse ndodhet e shtruar në klinikë apo jo. Madje fundjavën e kaluar, ajo performoi aq mirë në Kosovë sa askush nuk mendonte se kishte shqetësime të tilla.

EMISIONET