Laurati i Nobelit në Letërsi, Peter Handke ka pranuar se ka qenë zotërues i një pasaporte jugosllave në vitet ’90.

Ky konfirmim erdhi fill pasi autoritetet austriake nisën një hetim lidhur me dyshtetësinë e tij, gjatë periudhës në të cilën ai zotëronte këtë dokument identifikimi jugosllav.

Nëse ky aludim provohet, atëherë shkrimtari do ta humbasë automatikisht shtetësinë e Austrisë.

Handke u shpreh të premten për gazetën e Beogradit, “Vecernje Novosti” se ai e mori pasaportën për të udhëtuar.

Meqenëse Serbia dhe Mali i Zi u ndanë në 2006, pasaportat Jugosllave nuk janë më të vlefshme.

Autoritetet në provincën Carinthia të Austrisë, janë ngarkuar të ndjekin hetimet.

Handke, 76 vjeç, ka kohë që është përballur me kritika për sportin e tij të fuqishëm ndaj serbëve gjatë luftërave të viteve ‘90 në Ballkan.



/Ora News.tv/