Pas takimit me Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një deklaratë për mediat homologu i tij holandez, Stef Blok tha se Serbia i përket familjes evropiane, por citoi se vendet duhet të ndjekin të gjitha rregullat që më pas të jenë të gatshëm për t'u anëtarësuar në BE.

Sikurse raportojnë mediat serbe Blok u shpreh se janë bërë shumë reforma në Serbi, por që përparimi është ende i nevojshëm në sundimin e ligjit dhe lirinë e medieve.

Ai tha se duhet luftuar dhe ndëshkuar sulmi ndaj gazetarëve, që ata të ndjehen të sigurt gjatë punës së tyre, ndërsa theksoi se ky do të jetë parakusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

"Ne mund ta vendosim atë si një parakusht për t'u anëtarësuar në BE”, - tha Blok.

I pyetur se çfarë mund të bëhet për këtë çështje, Blok u shpreh se media në Holandë duhet të jetë kritike dhe kjo ndikon në përmirësimin e situatës. Sipas tij media kritike është e domosdoshme për një vend që dëshiron të jetë anëtar i BE-së.

Në takimin me Daçiç, Blok tha se përveç diskutimit për pranimin në BE, u fol dhe për sigurinë në rajon, e reformat.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç falënderoi Holandën për mbështetjen e e dhënë për integrimet në BE. Daçiç theksoi se shpejtësia e integrimit varet nga dialogu me Prishtinën.

"Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi, në të cilën nuk do të ketë fitues, por fituesit duhet të jenë të gjithë njerëzit tanë. Ky është parakushti për një standard më të mirë të jetës së qytetarëve," - tha Daçiç.

/Ora News.tv/