Pas shumë orësh në terapi intensive, humb jetën ish lojtari i Atalantës

Pas shumë orësh në terapi intensive, humb jetën ish lojtari

Ish lojtari i Atalantës, Andrea Rinaldi ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

19 vjeçari i cili ishte huazuar për një sezon tek skuadra e Legnano u shtrua ditën e premte pasi pësoi kriza gjatë një seance stërvitore në shtëpi.

Prej 2 ditësh gjendja e tij ishte serioze ndaj ai u vendos në terapi intensive.

Por pas shumë orësh përpjekje për ta shpëtuar, ai nuk arriti tja dilte.

Ishin të shumta mesazhet e ngushëllimit për familjen e 19 vjeçarit nga skuadra të ndryshme të Serie A dhe të divizionit ku Legnano bën pjesë.








EMISIONET