Pandemia e koronavirusit ka qenë e lidhur me një incidencë të rritur të një sindromi inflamator në fëmijët në Itali, thotë një studim i ri italian. Ky shpërthimi i kësaj sindrime inflamatore po ndodh edhe në shtete të tjera të botës.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore "Lancet" të Mërkurën, zbuloi se rastet e sindromës u rritën 30 herë më shumë në provincën Bergamo të Italisë menjëherë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Sindroma, e përmendur shpesh si sindromë inflamatore te fëmijët, i ngjan sëmundjes Kaëasaki.

Dr Lucio Verdoni i Spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe kolegët studiuan rastet e fëmijëve të diagnostikuar me sëmundje Kaëasaki në spital midis 1 janarit 2015 dhe 20 prillit 2020.

Pacientët u ndanë në dy grupe: një grup përfaqësonte ata që ishin diagnostifikuar me këtë sëmundje brenda 5 viteve të fundit dhe grupi i dytë përfaqësonte pacientët që u diagnostifikuan pas përhapjes së Covid-19.

Të dhënat treguan se shkalla e incidencës së diagnozave të sëmundjes Kaëasaki ishte rreth 0.3 në muaj para pandemisë koronavirus, dhe midis Marsit dhe Prillit të këtij viti u vu re një rritje shumë e madhe.

"Shpërthime të sëmundjes së ngjashme me Kaëasaki mund të ndodhin në vendet e prekura nga pandemia SARS-CoV-2. Kjo gjendje mund të jetë serioze dhe kërkon menaxhim të shpejtë dhe më agresiv. Hulumtimet në të ardhmen mbi shkakun e sëmundjes Kaëasaki dhe sindromat e ngjashme duhet të përqëndrohen në përgjigjet imune ndaj shkaktuesve viralë”, kanë shkruarë studiuesit.

Sëmundja Kaëasaki përfshin inflamacion në muret e arterieve të mesme dhe mund të dëmtojë zemrën. Sipas ekspertëve ky sindrom është ndryshe nga sëmundja Kaëasaki. Simptomat përfshijnë ethe të vazhdueshme, inflamacion dhe funksionim të dobët në një ose më shumë organe.

Dr. Jeffrey Burns nga Spitali i Fëmijëve në Boston dhe ekspertë të tjerë thanë për CNN të mërkurën se gjendja duket të jetë një sindromë post-virale që mund të zhvillohet disa javë pas një infeksioni Covid-19.

/Ora News.tv/