Reperi Mozzik ka gati projektin e rradhës. Shumë shpejt, ai do publikojë këngën “Dhelper Dinake”, e cila do jetë e gjitha shqip.

Projektet e fundit që ka publikuar ishin një ndërthurje mes gjuhës gjermane dhe shqipe. Por pas ndarjes nga Loredana, duket se reperi ka vendosur të këndojë vetëm në gjuhën e tij.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instastory, ku komunikonte me fansat e tij. Por nuk përfundoi me kaq. Mozzik do të sjellë dy projekte deri në fund të këtij viti.


/Ora News.tv/