Pas luftës me kancerin, 5-vjeçari kthehet në shkollë si "robot"

Kur një robot i vogël u shfaq në shkollë, nxënësit ishin shumë të lumtur që ta takonin.

Ata e dinin mirë se ishte një mënyrë për të sjellë pranë shokun e tyre të klasës Oscar Saxelby-Lee, i cili ka disa muaj në spital pasi po lufton me kancerin.

Pesë vjeçari mund të shkojë në shkollë për herë të parë pas 7 muajsh vetëm falë robotit, i cili dërgon një video të drejtpërdrejtë në shtratin e tij të spitalit dhe ka audio.

Oscar u diagnostikua me leukemisë akute limfoblastike, një kancer agresiv, por një rekord prej 10 mijë donatorësh i shpëtuan jetën. Të gjithë dhuruan para që vogëlushi të bënte një transplantim të qelizave staminale.

Megjithëse vazhdon trajtimin e tij në spital, Oskar tani mund të dëgjojë mësuesit dhe kolegët e tij në Shkollën Fillore "Pitmaston" prej robotit, të cilin e quan 'Ozzybot'.

Olivia Saxelby, 24 vjeçe, tha se djali i saj "po fluturonte" pasi mësoi për robotin AV1 që do ta ndihmonte të dëgjonte e shikonte shokët e klasës.

EMISIONET