Partia “Bindja Demokartike” mbetet pa kandidatë për këshilltarë bashkiakë në Fier.

21 kandidatë janë tërhequr nga kandidimi për këshilltarë në Bashkinë e Fierit.

Në letrën drejtuar KQZ-së, që mban firmën e kandidatit të parë në listë Astrit Hoxha nuk argumentohet arsyeja e dorëheqjes, por thuhet se akti është me vullnetin e lirë të tyre.

Pas emrit të Skraparit dhe Salvador Kaçaj në Lezhë ka deklaruar se nuk mund të konkurrojë në emër të kësaj force politike. Madje në shkresën drejtuar KQZ-së, ai i ka cilësuar zgjedhjet farsë dhe që i shërben krijimit të një sistemi një partiak. Kaçaj u tërhoq pikërisht ditën kur e regjistroi KQZ, duke e lënë këtë forcë politike me 5 emra në garë.

Vërtetimet e Kuvendit mbi mandatin 6 mujor të deputetit Andi Përmeti dhe të deklaratës së Lefter Kokës u kthyen në debat në KQZ, ku u diskutua regjistrimi i 6 kandidatëve të Partisë “Bindja Demokratike”.

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, e konsideroi procedurën të paligjshme, çka solli dhe debate.

Kryetari i Komisionit, Klement Zguri, kërkoi kthimin e vërtetimeve të 2 deputetëve në Kuvend, kërkesë që u rrëzua.

PD pas zbardhjes së vendimit të KQZ do ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë Partisë Bindja i është tërhequr dhe një kandidat nga gara.

Salvador Kaçaj në shkresën dërguar KQZ shprehet se nuk mund të shërbejë si fasadë e përpjekjes për të kthyer Shqipërinë në një sistem një partiak.

Madje ai i konsideron zgjedhjet farsë pa opozitën e vërtetë.

Pas tërheqjes së tij, Bindja mbetet me 5 kandidatë të regjistruar.

/Ora News.tv/