Partizani merr kreun, Lerda: Ja çfarë mendova te penalltia e Hoxhës, Asani jashtë sepse ...

Partizani merr kreun, Lerda: Ja çfarë mendova te penalltia e

Partizani mori kreun e Kategorisë Superiore pas fitores 2-0 ndaj Luftëtarit.

Golat e Çinarit dhe Asanit i dhanë fitoren e radhës, paraqitje e cila ka marrë komplimentat dhe nga trajneri, Franko Lerda.

Italiani, pas ndeshjes është shprehur se penalltia e ndalur nga Hoxha i dha një tjetër shtysë skuadrës, ndërsa shtoi se lënia jashtë e Asanit ishte për zgjedhje teknike.

Kemi ndryshuar diçka në pjesën e dytë dhe me futjen e Asani dhe Romeros kemi shënuar gol. Te pritja e penalltisë së Hoxhës kam menduar që futbolli nuk të dhuron asgjë dhe duhet ta fitosh vetë. Luftëtari ishte një skuadër agresive dhe në një moment të pakujdesshëm tonin fituan një penallti që ishte dhe për fatin tonë u ndal nga Hoxha”.

Asani jashtë? Vendos duke parë formën e lojtarëve gjatë javës. Në fillim ka luajtur dhe është një zgjedhje në bazë të atyre që shikoj gjatë javës dhe Asani është zgjedhje teknike”.

Idrizaj po rritet gradualisht  mund të jetë gati dhe kam dy lojtarë në atë krah dhe Malën, por Idrizaj është i duhuri për atë pozicion. Kemi zbritur në fushë të përgatitur dhe në fund ia kemi arritur qëllimit të dilnim me 3 pikë," përfundoi Lerda. 

Pas 11 javësh kampionat, të kuqtë kryesojnë me 21 pikë, tre më shumë se Tirana dhe Kukësi ndjekës.

EMISIONET