Pas Maltës dhe Francës, Shqipëria do të njohë me ligj monedhat virtuale. Ekspertët thonë se përfituesit do të jenë ata që kanë besuar më herët te kriptovalutat, pa lënë mënjanë dhe bankat. Kapitali aktual i këtj tregu kap shifrën e 260 miliard dollarëve, ndërsa piku është shënuar në 2018, me shifrën e 800 miliard dollarëve.

Shqipëria është vendi i tretë në europë, pas Francës dhe Maltës që njeh me ligj kriptovalutat.

Miratimi i projektligjit në seancën parlamentare, do të sjellë njohjen e 5500 llojeve të valutave, të cilat do të mund të këmbehen me para cash në çdo pikë  këmbimi.

Përfituesit kryesor nga krijimi i një tregu të ri do të jenë ata që edhe më herët kanë besuar në monedhën virtuale.

Kthimi në biznes të mirëfilltë, shihet si fitimprurës, në një kohë që kapitali aktual i kriptomonedhave përllogaritet në shifrën e 260 miliard dollarëve.

“Duke e kthyer në një biznes të tillë ata do të kenë më shumë të ardhura dhe ato do formalizohen dhe shteti do të ketë më shumë përfitime”.

Ekspertët thonë se ligjërimi do të tërheqë më shumë investitorë, ndërsa theksojnë se dhe bankat do të kenë përfitime të konsiderueshme.

“Bëhet transaksioni më i shpejtë përmes njerëzve dhe bankave”.

Tregu i kriptovalutave e ka arritur pikun më të lartë në vitin 2018 me një capital prej 800 miliard dollarëve, ndërsa në 24 orët e fundit, qarkullimi përllogaritet në vlerën e 24 119 miliard dollarëve.

/Ora News.tv/