Parlamenti i heq "kujdestarinë" policisë për punëtorët e seksit

Parlamenti i heq "kujdestarinë" policisë për

Ligjvënësit kinezë votuan të shtunë për shfuqizimin e sistemit të ndëshkimit "kujdestari dhe arsim", i cili i lejonte policisë të mbante punëtorët e seksit dhe klientët e tyre pa akuza deri në dy vjet, njoftojnë media shtetërore.

Kritikët thonë se sistemi gati tre dekadësh ka pak lidhje me arsimin.

"Punëtorët e seksit i nënshtrohen dhunës policore ... punë të detyruar, testim të detyrueshëm për sëmundje seksualisht të transmetueshme ... poshtërim dhe dhunë fizike në këto qendra", tha Shen Tingting, drejtore e avokimit dhe politikës në Azi Katalizator, një OJQ që punon me grupet e margjinalizuara në rajon.

Heqja e këtij sistemi është një "hap i rëndësishëm pozitiv", tha ajo.

Sistemi i ndalimit arbitrar do të pushojë nga 29 dhjetori, dhe ata që mbahen në "qendrat arsimore" duhet të lirohen menjëherë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Ka pasur një presion publik për të mbyllur qendrat qysh kur komiteti i lartë legjislativ i Kinës hoqi sistemin e tij të "riedukimit përmes kampeve të punës" në 2013.

Ndalimi i kampeve të punës - i prezantuar si një mënyrë e shpejtë për të trajtuar shkelësit e vegjël - u kritikua gjatë nga grupet e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, autoritetet ruajtën të drejtën për të ndaluar punonjësit e seksit dhe klientët e tyre, dhe në vitin 2014 policia njoftoi se aktori popullor Huang Haibo do të mbahej për gjashtë muaj për shkak se kishte kërkuar një prostitutë.

Kjo shkaktoi një rast të rrallë mosmarrëveshjeje nga media shtetërore, e cila vinte në dyshim sistemin.

Edhe pse është e paligjshme, prostitucioni mbetet i përhapur në Kinë, me rreth disa milion punëtorë seksi.

Sipas ligjeve aktuale, prostitutat dhe klientët e tyre mund të gjobiten deri në 5,000 juanë (714 dollarë) dhe të përballen me 15 ditë paraburgim administrativ.

EMISIONET