Parkon makinën në kuzhinë për ta mbrojtur nga Uragani Dorian

Uragani Dorian shkatërroi çdo gjë që i doli përpara në Bahamas.

Dhe një burrë ka gjetur zgjidhjen perfekte për të mbrojtur makinën e bashkëshortes së tij.

Ai e ka parkuar Smartin brenda në shtëpi.

Fotot e publikua në median sociale janë bërë virale.

Uragani shkatërroi mijëra shtëpi në Bahamas dhe mbrëmjen e së martës filloi të godiste brigjet lindore të Floridës.

Më shumë se dy milion banorë në Florida, Georgia dhe Karolinën e Veriut dhe të Jugut u paralajmëruan të evakuohen.

 Dorian është stuhia më e fortë në planet për këtë vit.




EMISIONET