Sot eshte luajtur ndeshja e fundit e javes se 8 per kategorine e pare mes Partizanit dhe Pogradecit e cila ke perfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Ne stadiumin "Selman Stermasi" demat e kuq kane arritur te marrin tre pike te rendesishme perballe nje kundershtari direkt duke fituar me permbysje rezultati.

Vendasit e partizanit e kane filluar keq takimin duke u ndeshkuar ne 45 minutat e para te takimit, ndersa ne pjesen e dyte ka ardhur kthesa e shumepritur e demave te cilet kane perbysur gjithcka duke e kthyer rezultatin ne favorin e tyre.

Goli I pare I takimi vjen nga miqt ne minute e 40 edhe pse ata qe e kerkuan me shume golin ishin vendasit qe gjate gjithe lojes hidhen ne sulm per te gjetur rrugen e rrjetes ndersa zihen ne befasi nga kundershtari qe tregohet me I qarte ne ndertimin e lojes dhe veprimeve sulmuese. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e miqve ndersa ne te dyten vendasit tregohen me kerkues duke e gjetur barazmin qe ne minutat e para te 45 minutshit te dyte.

Gjoka arrine te riktheje qetsine per demat e kuq te cilet nuk do te ndalen me kaq. Përpjekjet e të besuarve të Nikolin Çocllit vazhdojne te jene të shumta në pjesën e mbetur të lojës, ndersa arrijen te gjejne epersine vetem ne minute e 76-të me ane te Linit do t'i dërgonte në "qiellin e shtatë" të tijët, bashkë me tifozërinë e kuqe, tepër entuziaste dhe që nuk rreshti së përkrahuri skuadrën e zemrës. Minutat e mbetura nuk do te sjellin ndonje gje te re pasi ndersa ndeshja perfundon me fitoren e demave te kuq me rezultatin perfundimtare 2-1. Kjo fitore eshte shume me vlera per partizanin pasi mund nje nga kundershtaret direkt per tu ngjitur ne supelige. Pas kesaj fitore te besuarit e Çoçllit forcojne pozitat ne renditje duke u ngjitur ne vendin e dyte pasi kane grumbulluar 16 pike ne 8 ndeshje te luajtura, tre pike me pak se kryesuesit e kampionatit Lushja.

/Ora News.tv/