Paris Hilton dhe Chris Zylka i dhanë fund romancës së tyre dhe lajmi i ndarjes u zbulua këtë të hënë.

Ata ishin në prag të martesës dhe aktori i kishte dhuruar Paris unazën 2.2 milionë dollarëshe. Në media qarkulloi lajmi se ai e donte sërish aksesorin e shtrenjtë që kishte mbetur në gishtin e miliarderes.

Sot, Paris Hilton u shfaq në aeroportin e Melbourne me një paraqitje sportive dhe i dhuroi një buzëqeshje paparacit. Aty u zbulua se i kishte plotësuar dëshirën ish-partnerit dhe kishte hequr unazën e fejesës.

Unaza është tepër unike, ka një diamant 20 karatësh dhe mori 4 muaj për tu përpunuar.

/Ora News.tv/