Gjatë muajit gusht të këtij viti paratë që qarkullojnë jashtë bankave kanë pësuar një boom. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë muajit gusht në Shqipëri kanë qarkulluar 288.3 mld lekë.Ky është një ndër nivelet më të larta të 10  viteve të fundit.

Edhe pse paraja është më e sigurtë në banka, shqiptarët preferojnë ti mbajnë gjithnjë e më shumë në banesa.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit gusht qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar ka prekur nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit.

Janë 288.3 miliardë lekë të cilat kanë qarkulluar në dorë në vendin tonë gjatë pikut të verës, kur në vitin 2010 jashtë institucioneve financiare u konstatuan 197 miliardë.

Ky është një shqetësim i cili është pranuar së fundmi edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila e konsideron këtë një problem.

Rritja e parave jashtë sistemit bankar ka ndodhur me ritme të shpejta gjatë këtij viti edhe pse qeveria ka nisur një aksion anti-informalitet   si dhe ka gati një projekt për fiskalizimin ose faturat online, të cilat kanë në fokus rritjen e përdorimit të parave nëpërmejt kanaleve zyrtare.

Dhe pikërisht këto të dhëna janë një mundësi për nxitje informaliteti, por edhe nuk lejon reflektimin e politikave të  Bankës së Shqipërisë.

Nga të dhënat rezulton se në total në Shqipëri lekët e përdorura cash janë reth 22 % e  totalit, niveli më i lartë nëse e krahasojmë me vendet e Europës.

Në Bashkimin Europian paratë jashtë bankave zënë vetëm 9.2% të totalit.

Po ashtu edhe vendet  e rjonit kanë tregues më të mirë në këtë drejtim, pasi në Maqedoni të dhënat tregojnë se paratë që qarkullojnë cash janë  sa rreth 8%, ndërsa në Serbi 7%.

/Ora News.tv/