Parashikimi i Artur Zhejit: Njerëzit do shpenzojnë dhe do lahen për kokërr të qejfit, edhe politika do pushojë

Parashikimi i Artur Zhejit: Njerëzit do shpenzojnë dhe do lahen

Gjatë gjithë kësaj kohe, që prej shpalljes së pandemisë, të gjithë flasin për distancim fizik. Tani që vera po afron, qeveria po merr masa, në mënyrë që njerëzit të kenë kujdes. Qeveria ka parashikuar që mos ketë 'beach bare', as 'schiuma party'.

Por, gazetari dhe drejtuesi i emisionit "360 gradë", Artur Zheji ka një tjetër parashikim. Në studion e lajmeve në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, ai tha se njerëzit nuk do të ruajnë distancimin fizik.

Beti Njuma: Çfarë parashikoni në këto muaj vere të nxehtë që do vijnë?

Artur Zheji: Njerëzit nuk do respektojnë distancimin fizik apo social, do lahen për kokërr të qejfit. Do shpenzojnë, nuk do ta kenë mendjen fare te politika. Politika dhe ajo do pushojë pak. Nuk shoh çudira, nuk ka raport forcash, nuk ka proklamim për protesta. Asnjëgjë! Njerëzit të jenë të qetë, të mësohen të bashkëjetojnë me koronën dhe të bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë dhe me Ramën, e kanë më mirë. Është pak e hidhur kjo që them, nuk është aspak kapitulluese. Të gjejnë forma të një rezistence civile personale, të paktën të mbajnë identitetin, krenari e tyre personale dhe mos tërhiqen nga hunda me premtime idiote që i bëjnë ata budallenj.

EMISIONET