Parashikimi për 2020-2030: Një shqiptar në politikën greke

Në dekadën që sapo pritet të fillojë 2020-2030 është parashikuar që në skenën politike greke një personalitet i shquar me origjinë shqiptare do të dominojë skenën politike në Greqi.

Parashikimi është bërë nga një studim i Kapa Research në Greqi, i cili ka bërë 10 parashikime.

"Personalitet i shquar politik (deputet, ministër ose drejtues partie) në skenën politike Greke do të jetë me origjinë shqiptare", thuhet në parashikimin e 4 të këtij instituti kërkimi.

Një tjetër parashikim i këtij instituti hulumtues është se një figurë e shquar politike (deputet, ministër ose drejtues partie) në skenën politike Greke do të ketë një "emër" në YouTube.

Sipas hulumtimit të  Kapa Research revolucioni i 4-të industrial do të jetë i kufizuar në Greqi.

Ndërsa thotë se sistemi politik do të pësojë një krizë të re përfaqësimi.

EMISIONET