Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me mediat,  rikthesoi qëndrimin e prerë  për të mos lejuar prishje e tetarit, ndërsa kishte një paralajmërim për kompaninë private që do të ndërtoi.

Basha e konsideroi ligjin për tetarin e ri  atentat ndaj shtetit ligjor, ndërsa drejtoi dhe një thirrje për qytetarët.

Lulzim Basha:  "Nuk ka shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale.

Asnjë shans!

Çdo veprim i 'Fusha shpk.' dhe cdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i ligjit të amenduar 'antimafia'. Do të nisim që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do ju sekuestrojmë çdo cm katror dhe çdo cent qindarkë euro për shkeljet që do të konstatojmë

Nëse guxoni t'i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë që minat do t'jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj.

Ky paralajmërim vlen edhe për një bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, edhe pse kam bindjen se janë paratë e toyota Yaris apo makinave të spanjës.

Si quhen? Seat, po

Paralajmëroj cdo entitet që përfshihet në këtë cështje

I bëj thirrje 'hap sytë dhe mos fut asnjë qindarkë në këtë projekt sepse do të mbetet me gisht në gojë'

Akti i kalimit të ligjti është shpallje lufte ndaj interesit publik, shpallje lufte ndaj  kushtetutës, shpallje lufte ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij, në këtë krim, nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë totale

Jam i sigurtë që populli do të bëjë atë që bën për të mbajtur gjallë pemën e lirisë, sepse ajo po kërcënohet.

Po përdor një metaforë amerikane dhe amerikanët dinë se si mbahet gjallë pema e lirisë dhe ne si opozitë do të ndërmarrim të gjitha hapat institucionale, ligjore sot dhe nesër për t'u siguruar që kjo aferë të mos përfundojë ashtu siç e ka nisur dhe nëse vërtet duan ta çojnë deri në fund, t'i marrë me vete në gropën që duan të ndërtojnë në zemër të Tiranës.

Në kohën kur ka drejtuar  Bashkinë e Tiranës, firma që sot akuzohet se po pastron parat e krimit, ka bashkëpunuar me Bashën, por ai dha këtë sqarim.

Basha: E para ka ndryshuar që Fusha ishte kontraktor i sheshit nën Edi Ramën dhe unë punova me kontraktorin e sheshit për të mbyllur zorët e hapura që ishin bërë makth për qytetarët. Nuk përjashtoj që ai të ketë konkurruar dhe të ketë fituar tendera dhe kur kam qenë unë kryetar bashkie, por nuk kam bërë asnjë kullë.

Basha iu përgjigj dhe interesit të gazetarve për reformën në drejtësi, kryesisht për ligjin e magjistratëve, duke theksuar  se sistemi është në kolaps dhe propozimi nuk zgjidh asgjë.

Basha: Problemi është shumë më i thellë, problemi është që shtetit ligjor i kanë këputur të dyja duart dhe këmbët. Këta na thonë verini leokoplast, zgjidhet problemi me leokoplast.  

Një ditë pasi takoi në zyrën e tij, kritikët Besnik Mustafaj dhe Genc Rulin, Basha kishte një thirrje për të gjith ata që u larguan pas zgjedhjeve të 2017.

Basha: Dora ime është dhe do të mbetet e shtrirë për këdo që dëshiron të vijë dhe të kontribuojë në këto orë kritike.

Basha i dha përgjigje dhe zërave  për  bashkqeverisje me Partinë Socialsite, duke theksuar se Rama e ka zgjedhur aleatin, e kjo sipas tij është krimi i organizuar.


/Ora News.tv/